Kamenos: Nuk do të ketë zgjidhje për emrin

Njëri nga nënkryetarët e Parlamentit grek dhe deputet i Grekëve të Pavarur, Dimitris Kamenos, vlerëson se nuk do të arrihet zgjidhje për problemin me emrin.

GazetaExpress

“Mendoj se kështu siç shkon, nuk ka shumë hapësirë. Nuk do të ekzistojë zgjidhje. Këta njerëz nuk mund t’i ndryshojnë gjërat që ne i vlerësojmë si të patjetërsueshme dhe që duhet të bëhen si garanci. Na flet ( Zaevi) për marrëveshje ndërkombëtare, thotë ne nuk do ta ndërrojmë gjuhën, nuk do të ndërrojmë asgjë, nuk do ta ndërrojmë Kushtetutën, vetëm tabela ndërrojnë”, thotë Kamenos në intervistë për televizionin grek “Skaj”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, deputeti i Grekëve të Pavarur, dërgoi kritika kryeministrit të Maqedonisë, sepse “në kohën e bisedimeve serioze, ka dalë me deklarata humoristike për ndërrimin e Kushtetutës greke”.

Duke folur për raportet greko – turke, Kamenos kërkoi nga Zaevi publikisht ta komentojë “provokimin turk”.

“Zotëri Zaevi dëshiron të hyjë në Evropë. Nuk dëshiron të hyjë? Nuk kërkon nga ne emra të ndryshëm ? Në cilën Evropë dëshiron të hyjë ? Ka dhënë një deklaratë për provokimin turk? Vjen zotëri Zaevi dhe thotë se dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian, dëshiron që ta përkrahë Greqia  dhe Bashkimi Evropian? Do të duhet edhe ai të japë deklaratë. Këtë e them publikisht. Ta vlerësojë agresivitetin në zonën eksluzive ekonomike të Qipros dhe agresivitetin e Turqisë(me të cilën ka raporte shumë të mira) në kufirin me Greqinë, që është edhe kufi Evropian” ka thënë nënkryetari i Parlamentit grek dhe deputet i Grekëve të pavarur./Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit