Kamarieri nga Tetova që i çmend Gjermanët me specialitet e tij (FOTO)

Muhamer Shasivari është Tetovari i cili para disa kohe u largua nga vendi ynë për një jetë më të mirë, kushtet ekonomike dhe mos gjetja e punës së duhur në vendlindjen tonë e detyroi të jetojë larg familjes.

GazetaExpress

Ky është Muhamer Shasivari nga Tetova një djalosh i cili ka kohë që jeton në disa vende të Europës, si Itali, Zvicër e Gjermani.

Muhameri një kohë të gjatë ka punuar si kamarier dhe kuzhinjer në disa restorante në Itali pastaj ëndrra e tijë ishte të shkonte në Gjermani për tua treguar Gjermanëve specialitet e tijë dhe ia ariti qëllimit, ai tani është në njërin ndër restorantet më të mirë në Berlin.

Klientët në këtë restorant shkojnë me shumë dëshirë për ti shijuar specialitet e tijë si pasta, pizza dhe shum ushqime të ndryshme që takojnë kuzhinës.

Ja videoja se si Tetovari ua përgatit ushqimin me shum kënaqësi klientëve të tijë dhe ata janë të impresionuar nga mikpritja dashuria dhe sinqeriteti që Muhameri e tregon për ta.

E patë edhe vet se sa të kënaqur janë klientët nga Tetovari për këtë arsye nuk mungojnë edhe bakshishet e shumta që ia dhurojnë vetëm e vetëm për ti dhënë stimulim dhe të vazhdojë punën me përkushtimin sa më të madh.

Meli vizatoi flamurin kombëtarë për nderë të Shqipërisë që luajti në kampionatin botëror në Francë.

Disa nga specialitetet që i ofrojnë në restorantin e tyre.

Pastat dhe pizzat janë ushqimet më të preferuara të tijë, që ua përgatit klientëve.

Të tjera

Lajmet e fundit