Kthehu lart

Insistimi i Zaevit për të formuar qeveri mund ta thellojë krizën

Insistimi i Zaevit për të formuar qeveri mund ta thellojë krizën GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 17:56

Ekspertët juridik nuk përjashtojnë mundësinë që presidenti Gjorgje Ivanov të bëjë obstruksione ndaj LSDM-së duke mos i dorëzuar liderit të kësaj partie Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë. Sipas juristes Mirjana Malevska, Ivanov dyshon se koalicioni mes BDI-LSDM mund ta cenojë sigurinë në vend, andaj dhe do bëj çmos që Zoran Zaev të mos formojë shumicë parlamentare, përcjell Gazeta Express

"Gjithçka është e mundur! Pse e them këtë. Është e mundur sepse presidenti tha se do të mbaj përgjegjësi në formimin e qeverisë për momentet e sigurisë kur ofrohet platforma të sigurinë e shtetit. Ai mund të thotë për shembull se një koalicion i mundshëm mes BDI-së dhe LSDM-së mund ta cenojë sigurinë në vend për shkak të realizimit të kërkesave të BDI-së. Pra kjo nuk është e pamundur" – deklaroi juristja Mirjana Malevska.

Malevska madje thotë se për dhënien e mandatit, Ivanov mund të kërkojë programin nga shumica, por jo edhe të kushtëzojë mandatarin.

Më 29 janar ish mandatari Nikolla Gruevski dështoi të formojnë shumicën parlamentare. Për mandatin e ri, presidenti Ivanov kërkoi 61 firma të deputetëve dhe garanci për ruajtjen e karakterit unitar të vendit dhe reforma sistematike pas krizës. Kushtetuta e Maqedonisë nuk e parashikon në mënyrë qartë se cilit subjekt i takon mandati, pas dështimit të mandatarit të parë. /Gazeta Express

    Data: 17 Shkurt 2017 17:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera