Kthehu lart

Incidenti me "Beqën" e BDI-së/Policja jep dëshmi në prokurori

Incidenti me "Beqën" e BDI-së/Policja jep dëshmi në prokurori GazetaExpress

Policja Jasmina Janaçkova, e cila pati incident me funksionarin e BDI-së Beqir Asani, sot dha deklaratë në Prokurorinë Publike.

Pas bisedës në Prokurori, Janaçkova nuk dha deklaratë për mediat.

Ajo pati incident me Asanin para Qendrës Tregtare “Mavrovasja” pasi thirri “karrotrec” për automjetin e tij, për shkak të parkimit në mënyrë të parregullt.

Fillimisht u përfol se midis polices dhe Asanit ka konflikt verbal dhe fizik, por në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ajo deklaroi se ka pasur vetëm debat verbal me funksionarin e BDI-së dhe se vetë është përplasur në automjetin special të karrotrecit.

    Data: 06 Mars 2018 17:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera