Kthehu lart

Ideja e Zaevit për hapjen e Kushtetutës ka tronditur opinionin në Greqi

Ideja e Zaevit për hapjen e Kushtetutës ka tronditur opinionin në Greqi GazetaExpress

Ideja për hapjen e Kushtetutës greke, të cilën e paraqiti kryeministri, Zoran Zaev e tronditi opinionin grek, shkaktoi komente negative, por e hapi edhe obsionin për arritje të marrëveshjes ndërkombëtare mbikushtetuese.

“Identiteti është ndjenjë dhe për të nuk mund të negocioni, të bëni pazar. Unë besoj se në atë frymë, duke u udhëhequr me kujdes drejt partnerëve me të cilët negociojmë do të gjejmë zgjidhje, e njëkohësisht të hapet edhe Kushtetuta e Greqisë dhe të shohim se si ata mbajnë kujdes për grekët jashtë Greqisë. Unë jam i gatshëm, si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë, ashtu edhe ne të mbajmë kujdes për maqedonasit jashtë Maqedonisë, në mënyrë të njejtë adekuate”, tha Zaev.

Sipas nënkryetarit të Parlamentit evropian dhe shef i eurogrupit SYRIZA, Dimitris Papadimulis, mënyra më e mirë për t’u arritur zgjidhja për çështjen e Maqedonisë është t’i vihet fund Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 me marrëveshje ndërkombëtare me fuqi mbikushtetuese.

Si shembull e ceki Marrëveshjen e Lozanës. “Mënyra më e mirë është me marrëveshje ndërkombëtare me fuqi mbikushtetuese, me garanca komplete dhe të siguruara ndërkombëtare siç është Marrëveshja e Lozanës (që nuk mund ta ndryshojë askush) dhe do të duhet të sigurohen dy kërkesa të mëdha nacionale. Së pari, emër i përbërë, i pranueshëm në mënyrë të ndërsjelltë, erga omnes, për të gjitha përdorimet dhe e dyta, përfundimisht braktisja e çfarëdo lloji të irredentizmit. Ndërkaq irredentizmi të zëvendësohet me marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve, e bazuar në stabilitet dhe moskontestim të kufijve ekzistues, marrëveshje që do të jetë “e mbyllur në marrëveshje ndërkombëtare, që do të ketë garanca dhe nënshkrim nga Bashkimi Evropian, KB-ja”, sqaroi Papadimulis.

Lidhur me bisedimet për emrin, Papadimulis konsideron se duhet të ketë më shumë negociata, e më pak intervista.

Mediumet greke, ndërkaq e vlerësuan si provokim deklaratën e Zaevit. “Provokim nga Zaev: Edhe Greqia ta hapë Kushtetutën e vet”; “Zaev: Ndryshimi i Kushtetutës nuk është zgjidhje, e zgjidhëm irredentizmin”; “Provokon Zaev: Befas vendosë çështje për krahasim të Kushtetutës greke me atë të Shkupit”; “Propozim nga Zaev për marrëveshje ndërkombëtare në vend të ndryshimit të Kushtetutës së IRJM-së – hapë çështje edhe për Kushtetutën greke”; “Zaev: Ta hapim edhe Kushtetutën e Greqisë”, janë vetëm disa nga titujt në mediumet greke.

Me qëndrim dje doli edhe Partia komuniste e Greqisë (KKE). Partia kërkon ndryshim të Kushtetutës tnai, e jo në të ardhmen e largët, mënjanim të irredentizmit dhe emër të prëbërë me përcaktim gjeografik, erga omnes.

Lidhur me marrëveshjen e mundshme mes dy vendeve, KKE, në Parlamentin grek nuk do të japë dritë të gjelbër.

“Partia komuniste e Greqisë, nuk ka gjasa në Parlament të votojë për kurfarë marrëveshje me Shkupin, mes Ciprasit dhe Zaevit, sepse kjo marrëveshje do të jetë për ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë në korrik të integrojë në NATO, sepse kjo marrëveshje do ta ketë vulën e NATO-s dhe të BE-së. Sepse kjo marrëveshje nuk do t’i vejë fund propagandës irredentiste të njohjes së ndërsjelltë për moscenim të kufijve, të integritetit territorial dhe sovranitetit të të dy vendeve, të ndryshimeve të domosdoshme në Kushtetutën e vendit fqinj”, porositi sekretari i përgjithshëm i KKE-së./Gazeta Express/

    Data: 08 Mars 2018 09:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera