Kthehu lart

Grubi akuzon VMRO-DPMNE-në për dyftyrësi

Grubi akuzon VMRO-DPMNE-në për dyftyrësi GazetaExpress

Ligji për gjuhët sot do të kthehet në Kuvend dhe problemi i vetëm është që VMRO-DPMNE-ja është duke vendosur një veto me 35.000 amandamente.

Artan Grubi, deputet i BDI-së ka kritikuar VMRO-DPMNE-në për pengim të këtij ligji, duke thënë se në të kaluarën ligjin e njejtë e kanë pranuar.

"Duke e krahasuar me ligjin që e pranoi kjo parti në fundin e vitit të kaluar, më 29 janar të vitit 2016 në ora 13:30. është ligj i njejtë. është dyftyrësi që të përdoret një temë kaq sensitive që kontribuon në përmbylljen e Marrëveshjes së Ohrit, ku janë nënshkrues edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE dhe parti tjera.

 Ligji është sipas Kushtetutës së vendit", ka thënë Grubi për Deutsche Welle.Grubi thotë se me këtë ligj Maqedonia është më e fortë brenda dhe jashtë përballë faktorit ndërkombëtar. /Express/

    Data: 06 Mars 2018 14:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera