Kthehu lart

Gotmeler: NATO është zgjidhja më e përshtatshme për të gjitha palët

Gotmeler: NATO është zgjidhja më e përshtatshme për të gjitha palët GazetaExpress

Është shumë mirë që çështja për emrin ndodhet lartë në agjendë dhe shpresojmë se mund të krijohet momentum pozitiv, thotë zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotmeler, në intervistë për televizionin grek Skaj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën veri-atlantike, ajo e përmend vizitën e paradokohshme të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg në Shkup dhe qëndrimin se “duhet të shkohet përpara në negociata në kuadër të KB-së, në një mënyrë të drejtpërdrejtë, duke punuar me ambasadorin Nimic, të gjendet zgjidhje që në mënyrë të qartë do t’i përgjigjet të gjitha palëve”.

“Ne ndjekim me kujdes, është shumë interesant se sa lartë ndodhet tema në agjendë, sepse kjo është diçka shumë e mirë. E di se disa vite ishte larguar mënjanë. Sipas kësaj, ne shpresojmë se mund të krijohet një momentum, në mënyrë pozitive”, theksoi Gotmeler në intervistë për emisionin “Istories” në televizionin grek “Skaj”.

Duke folur për negociatat dhe duke e përmendur përvojën e saj personale si negociuese, thotë se nuk mund të dihet drejt çka pojnë, bëhet fjalë për procese të ngadalshme dhe të rënda, ndonjëherë ka dy hapa prapa, një hap përpara, “por vazhdon të shkosh përpara dhe të kërkosh zgjidhje”.

Zëvendësja e Stoltenberg, në pyetjen nëse ekziston Plani B në rast se nuk ka marrëveshje deri në samitin e korrikut, thotë se NATO është e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura, ndërsa kjo ka të bëjë jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me të gjitha vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare.

“Mendoj se ajo që do të duhej ta dinë shikuesit tuaj është se sa i përket NATO-s, vendimet nga Samiti i Bukureshtit, të cilat, në vitin 2018 janë tashmë 10 vite të vjetra, me të vërtetë e japin pasqyrën se dera është e hapur. Ne jemi të fokusuar vetëm në IRJM, sqaron zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe thotë se vendet do të duhej të kenë mundësi që[ vetë t’i zgjedhin marrëdhëniet e tyre të sigurisë.

Mu këtë, Rouz Gotmeler e përmend edhe lidhur me analizat se po rritet ndikimi rus në rajon. Thotë se nuk ekziston kurfarë kontradikte mes vendit që ka marrëdhënie të mira me NATO-n, ndërsa në të njejtën kohë edhe marrëdhënie të mira me Moskën, ndërkaq si shembull e përmend vizitën e saj në Beograd./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 12:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera