Kthehu lart

Goditet Zaev, pranohet si dëshmi video regjistrimi te lënda "Mitmarrja"

Goditet Zaev, pranohet si dëshmi video regjistrimi te lënda "Mitmarrja" GazetaExpress

Gjykata pranoi si dëshmi videon e publikuar në “Youtube” për rastin “Mitmarrja”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev.

Vendimi u morr nga trupi gjykues edhe pse paraprakisht pala mbrojtëse kërkoi që kjo video të mos merret si dëshmi. Kryeministri Zaev para trupit gjykues tha se nuk ndihet fajtorë dhe se bëhet fjalë për proces të montuar politik nga ana e qeverisë së kaluar. Sipas Zaevit, videoja është bërë në bashkëpunim mes agjentëve sekret dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim që asokohe ta ndalonin projektin “E vërteta për Maqedoninë”, apo “bombat e opozitës”.

Së bashku me avokatët do të vërtetojmë se cili ka qenë qëllimi kryesorë i konstituimit dhe përgatitjes së një procesi të këtillë mu në kohën kur Zoran Zaev e kryesonte projektin “E vërteta për Maqedoninë” me bombat politike. Ky proces është konstituuar me qëllimin që në cilëndo mënyrë, të pengohet Zaevi në rrugën e demaskimit të qeverisë së korruptuar dhe regjimit në atëbotë – u shpreh  Zoran Zaev, i akuzuar për rastin “Mitmarrja”.

Organi i akuzës mbanë qëndrim se në dëshmitë ekzistuese ka elemente për kryerje të veprës penale, kërkim ryshfeti. E njëjta gjë kundërshtohet fuqishëm nga tre avokatët e të akuzuarit Zaev, të cilët thonë se paratë janë kërkuar si donacion për ndërtimin e një Kishe në Strumicë e jo për privatizim të parcelave. Sipas tyre, Zaev si kryeministër i Strumicës as që ka pasur kompetenca të tilla asokohe. Pala mbrojtëse thotë gjithashtu se i akuzuari nuk ka marrë asnjë denarë nga dëshmitari që dëgjohet në video, e i njëjti as nuk është ne listën e donatorëve të Kishës. Zaev kërkoi nga gjykata që të publikohen të gjitha dëshmitë e lëndës, me qëllim që opinioni të informohet se në këtë rast nuk bëhet fjalë për “Mitmarrje” duke kërkuar që seancat të mbahen sa më shpesh, me qëllim zbardhjen sa më të shpejt të rastit. Zaev akuzohet se ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet nga një biznesmen në Strumicë për privatizimin e pesë parcelave, kohën kur udhëhiqte me këtë komunë. Seancat gjyqësore do të vazhdojë më 19 dhe 26 mars, ku do të dëgjohen dëshmitë dhe CD-të. Për mitmarrje, ligji parasheh nga 3 deri në 10 vite burg./Express/

    Data: 06 Mars 2018 15:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera