Kthehu lart

Goditet 30 vjeçari në aksin Veles-Gradsko, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes

Goditet 30 vjeçari në aksin Veles-Gradsko, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes GazetaExpress

Një mashkull 33-vjeçar e ka humbur jetën, pasi është goditur nga një automobil në rrugën rajonale Veles-Gradsko, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i aksidentit, njofton MPB.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18 kur një person i panjohur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve markë e panjohur ka goditur këmbësorin D.V. (33) nga fshati Axhimatovo.

D.V. me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Veles, ku ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dhënë në autopsi./Express/

    Data: 06 Mars 2018 15:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera