Kthehu lart

Gjykata Penale: Katica ka shkelur ligjin

Gjykata Penale: Katica ka shkelur ligjin GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 17:40

Gjykatësja Aleksandra Pop Stefanova e ka shpall të paligjshëm kontrollin e Prokurorisë Speciale në shtëpinë e shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovskit, pasi që kjo kontrollë ishte bërë pa praninë e tij, lajmëron Gazeta Express.

Ajo këtë vendim e ka marrë më 1 shkurt. Joligjore ka qenë fakti që Specialja ka hyrë në shtëpinë e Grujevskit, derisa ai ka qenë në paraburgim. Ekipi i Katica Janevës tashmë e ka ankimuar këtë vendim të gjyqtares.

Në 30 mars të vitit të kaluar shefi i drejtorisë së pestë u paraburgos 30 ditë, si i dyshuar i parë në rastin “Fortesa”. Gjykata atëherë e pranoi kërkesën për paraburgim të Speciales, për shkak të dyshimit për shkatërrim të pajisjeve në policinë sekrete. Por vetëm dy ditë më pas ai doli nga paraburgimi dhe gjykata ia zëvendësoi masën me arrest shtëpiak. /Gazeta Express.

    Data: 17 Shkurt 2017 17:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera