Kthehu lart

Gashi: Takimet me partitë politike janë të domosdoshme

Gashi: Takimet me partitë politike janë të domosdoshme GazetaExpress

Sot u zhvillua takimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ndërsa Gashi pas takimit deklaroi se në vazhdën e takimeve me liderët në vend sot e takova kryetarin e VMRO-DPMNE-së, zoti Mickovskin, ne mendojme si Lëvizje BESA se është e rëndësishme ngritja e kulturës politike në vend dhe takimet me te gjitha partitë politike janë të domosdoshme. 

Biseduam për ngjarjet aktuale në vend dhe per ligjin për gjuhët, gjithashtu edhe per zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Ndërsa lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gashi tha se ky ligj nuk është përmbyllje e ligjit për përdorimin e  gjuhës shqipe, por përderisa ka kaluar dy lexime ne mendojmë se duhet të përmbyllet kurse nga VMRO-DPMNE kërkuam që të jenë më konstruktiv mirëpo ata kanë sqarimet e tyre për këtë çështje.

Gashi përfundoi duke thënë se shpreson se insistimi i tyre do të reflektoje në këtë drejtim./Gazeta Express/

    Data: 08 Mars 2018 15:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera