Kthehu lart

Gashi kërkon takim me Ali Ahmetin. Dikur thoshte: “Më mirë të vdes se të takohem me Alinë”

Gashi kërkon takim me Ali Ahmetin. Dikur thoshte: “Më mirë të vdes se të takohem me Alinë” GazetaExpress

Lideri i Lëvizjes BESA -Shkup, Afrim Gashi pas takimit me kryetarin e VMRO-së, deklaroi se në vazhdën e takimeve me liderët në vend sot e takova kryetarin e VMRO-DPMNE-së, zoti Mickovskin, ne mendojmë si Lëvizje BESA është e rëndësishme ngritja e kulturës politike në vend dhe takimet me te gjitha partitë politike janë të domosdoshme.

Lideri i Lëvizjes BESA -2, Afrim Gashi pas takimit me kryetarin e VMRO-së, deklaroi se në vazhdën e takimeve me liderët në vend sot e takova kryetarin e VMRO-DPMNE-së, zoti Mickovskin, ne mendojmë si Lëvizje BESA është e rëndësishme ngritja e kulturës politike në vend dhe takimet me te gjitha partitë politike janë të domosdoshme.

Siç mëson portali TetovaSot, Afrim Gashi ka dërguar ftesë edhe tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për tu takuar, por siç duket ka harruar se çka ka thënë vite më parë nëse do ti jepej mundësia për një takim me Ali Ahmetin.

Gashi më mirë i bie të vdes se sa të takohet me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

“Me qenë mes dilemës a të vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në dhe Ali Ahmeti, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një vend me Ali Ahmetin” ka thënë Gashi vitin e kaluar pas publikimit të deklaratës së përbashkët të liderëve politik shqiptarë në Maqedoni.

Nuk dihet nëse Ali Ahmeti do të pranojë një takim të tillë me Gashin, por Gashi i BESËS -2 deri më tani është takuar me kryeministrin Zaev, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, Kryetarin e ASH-së Ziadin Selën dhe sot me kryetarin e VMRO-së Mickovskin.

Nëse Afrim Gashi takohet me Ali Ahmetin në fund do t’i ngelët që të takohet edhe me liderin e Lëvizjes BESA -1, Bilall Kasamin.

    Data: 08 Mars 2018 17:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera