Kthehu lart

Edhe një parti e re i shtohet skenës politike në Maqedoni

Edhe një parti e re i shtohet skenës politike në Maqedoni GazetaExpress

Partia e re politike Bashkimi Demokratik Qytetar (GDU) mbajti sot në Shkup kongresin. Petar Kolev u zgjodh kryetar i parë i saj.Partia e re politike, do të punojë për të krijuar një shtet që i bindet ligjit, tha Kolev, shkruan Fol.

Ai në mbledhje theksoi rëndësinë e pyetjes “në cilin vend duam të jetojnë fëmijët tanë”, duke nënvizuar se Maqedonia duhet të bëhet një shtet i fortë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Në themelimin e kësaj partie morën pjesë gjithashtu dy deputetë të Parlamentit Europian konservator, Ruza Tomasic nga Kroacia, si dhe deputeti bullgar Angel Dzambaski dhe mbajtën fjalime të shkurtra në mbështetje./Gazeta Express/

    Data: 18 Mars 2018 21:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera