Kthehu lart

Dita e Mësuesit, në Poroj përkujtohen pishtarët e arsimit

Dita e Mësuesit, në Poroj përkujtohen pishtarët e arsimit GazetaExpress

Poroj, u hap një ekspozitë kushtuar pishtarëve të arsimit shqip në këtë shkollë, punës dhe angazhimit maksimal të tyre në kohërat më të vështira.

Kryetarja  e Tetovës, Teuta Arifi, tha me këtë rast se përpjekjet në këtë kohë duhet të fokusohen në rritjen e cilësisë në arsim. 

 “Ajo që ne duhet t’ia vendosim si përparësi vetvetes është se çka dhe si mësojmë në shkollat dhe universitetet tona dhe ngritjen e kualitetit për t’u bërë konkurrentë në tregun ndërkombëtar të dijes, që e bën një popull dhe një komb, të njohur dhe të vlefshëm në këtë proces”,- tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Për një proces mësimor cilësor, padyshim që duhen edhe libra cilësorë, përveç kuadrit të kualifikuar. Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Ademi, thotë se po punohet për përmirësimin në afat sa më të shkurtër të të gjitha gabimeve në tekstet aktuale.

“Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, jemi duke i përgatitur të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për evitimin e lëshimeve apo  gabimeve të cilat janë të konstatuara në periudhën e shkuar. Duhet të themi se ka nevojë të intervenohet në disa tekste shkollore që të përmirësohen ato gabime e lëshime, sigurisht se ka nevojë”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Aktivitete për ditën e 7 marist, po ndërrmeren në të gjitha shkollat në trojet shqiptare.

    Data: 06 Mars 2018 17:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera