Kthehu lart

Dimitrov pjesëmarrës në inaugurimin e grupit "Miqtë e Maqedonisë" në PE

Dimitrov pjesëmarrës në inaugurimin e grupit "Miqtë e Maqedonisë" në PE GazetaExpress

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrë pjesë në inaugurimin e grupit “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” në Parlamentin Evropian. Grupi “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” është grup joformal i përbërë nga deputetët e PE-së nga prejardhje të ndryshme politike, i cili në përbërje të ndryshme dhe të zgjeruar pas pushimit pothuajse prej tre viteve, e ripërtërin punën e tij. 

Grupi është konceptuar si forum i llojit të vet për sigurimin e përkrahjes të Republikës së Maqedonisë në aspiratat e saj evropiane dhe mbështetjen e fuqishme në rrugën e saj evropiane. Ashtu siç kumtoi MPJ, Dimitrov do të mbajë fjalim në inaugurimin në të cilin do të përqendrohet në momentin aktual në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë do të realizojë edhe shumë takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 11:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera