Kthehu lart

Çiçakovski nuk i kthen pagat, por i jep për bamirësi

Çiçakovski nuk i kthen pagat, por i jep për bamirësi GazetaExpress

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski mjetet nga bonusi për zgjedhjet lokale në vlerë prej  260.000 denarësh nuk ia kthehu qytetarëve të Maqedonisë, por i ka dhuruar në organizatën civile për individët me nevoja të veçanta “Polio plus”.

 Mjetet do të shfrytëzohen për avancimin e participimit politik të personave me aftësi të kufizuara.

“Dje pata takim me kryetarin e KSHZ-së. Ne nuk deshëm donacion pa kuptim. U dakorduam që mjetet të shfrytëzohen për avancimin e participimit politik të personave me aftësi të kufizuara, por dakorduam bashkëpunim me të si njeri i cili ka njohuri të mëdha në fushën e zgjedhjeve”, tha kryetari i “Polio plus”, Zvonko Shavreski.

Ai informoi se Çiçakovski mjetet i ka paguar sot në llogari të kësaj organizate civile.
Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli dje deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ dje vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”./Gazeta Express/

    Data: 07 Dhjetor 2017 13:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera