Kthehu lart

Maqedoni - Se vjen e më pak përkrahje për anëtarësim në BE

Maqedoni - Se vjen e më pak përkrahje për anëtarësim në BE GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 18:48

Trendi shumëvjeçar i rënies së mbështetjes për anëtarësim në Unionin Evropian të Maqedonisë, ka vazhduar edhe në vitin që lamë pas, por akoma është në një nivel të lartë, që arrin deri në 77%, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Demokraci "Societas Civilis" në bashkëpunim me Konrad Adenauer.

Ivan Damjanovski nga Instituti për Demokraci thotë se faktor kyç për rënien graduale në mbështetje për anëtarësim në BE janë implikimet në identitet kombëtar që dalin nga kontesti që kemi me Greqinë rreth emrit.

 Sipas Zoran Neçevit nga IDSCS, raporti tregon se shumica e të anketuarve, 26 % besojnë se BE-ja do të ishte aleati më i mirë i jashtëm i Maqedonisë, ndërsa vendi i dytë është Rusia me 25 % dhe e treta vjen SHBA me 17.5 %.

Për shumicën e popullsisë me përkatësi etnike maqedone, rreth 29.9 %, aleatit më i mirë është Rusisë, ndërsa përqindja më e madhe e popullsisë me përkatësi etnike shqiptare 32.2 % mendojnë se BE është aleati më i mirë, kurse SHBA është në vendin e dytë me  28.3 %.

Hulumtimi është kryer në formë telefonike në muajin nëntor të vitit 2016 dhe janë anketuar 1.100 persona.

    Data: 17 Shkurt 2017 18:48
    Autori: GazetaExpress
    • Ja çka u tha Gruevski diplomatëve 0

    Të tjera