Kthehu lart

Besa: Jemi të shqetësuar për Ligjin për gjuhët, BDI hesht

Besa: Jemi të shqetësuar për Ligjin për gjuhët, BDI hesht GazetaExpress

Lëvizja Besa e cila në leximin e parë dhe të dytë votoi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thekson shqetësimin për dështimin e miratimit tij. Nga ky subjekt ritheksojnë se edhe më tej do ta mbështesin ligjin në fjalë.

“Jemi seriozisht të shqetësuar që shumica nuk arrin ta sjellë ligjin në seancë plenare. Ne e kemi thënë se ky ligj nuk e zyrtarizon shqipen, por vetëm e avancon pak, duke e lënë hapur këtë temë, por sidoqoftë edhe si të tillë ne do ta mbështesim. Ne jemi këtu që të ndihmojmë e jo të bllokojmë”.

Nga BDI nuk duan të komentojnë. Deputetët e partisë në pushtet mbeten në qëndrimet e kolegut tyre dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, duke mos dhënë detaje dhe forma se si do të vepronin nëse edhe më tej ligji do të mbetet i bllokuar në Kuvend. Që nga futja në procedurë parlamentare, ligji për gjuhët nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pavarësisht më shumë amendamenteve të propozuara nga subjektet politike.

    Data: 07 Mars 2018 16:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera