Kthehu lart

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beh, akuzohet për vrasje

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beh, akuzohet për vrasje GazetaExpress

Pjesëtarët e Njësitit të Policisë Kufitare në qytetin boshnjak Vishegrad, mbrëmë e kanë arrestuar N.B. (1974), shtetas i Republikës së Maqedonisë, pasi pas një kontrolli është përcaktuar se pas tij është shpallur urdhër-arrest nga Gjykata e Qarkut në Bjelinë nën akuzat për vrasje.

Siç kumtoi Policia kufitare e Bosnjë e Hercegovinës, shtetasi i Maqedonisë është arrestuar gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar ndërkombëtar Uvac.I arrestuari u është dorëzuar organeve të hetuesisë, shtohet në kumtesë./Express/

    Data: 06 Mars 2018 15:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera