Kthehu lart

Ahmeti preferon të takohet me kryetarët e partive maqedonase, e jo me ato shqiptare?

Ahmeti preferon të takohet me kryetarët e partive maqedonase, e jo me ato shqiptare? GazetaExpress

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në vazhdimësi takohet me liderët e partive maqedonase, siç ndodhi së fundmi me kryetarin e ri të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, me të cilin biseduan për zhvillimet politike të këtyre ditëve.

Ndërkohë, Almakos mëson se kreu integrist nuk dëshiron të konsultohet edhe me kryetarët e partive shqiptare. Mos dëshira e koordinimit të Ahmetit ka ndodhur me disa parti shqiptare, ndërsa rasti i fundit është me kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashin, i cili së fundmi ka ndërmarrë hapin për të realizuar takime me kryetarët e partive në Maqedoni, për të relaksuar situatën politike.

Për Ahmetin kreu i VMRO-së, Mickovski, ka thënë se është një njeri i mençur, politikan me përvojë si dhe ka çfarë të mësojë prej tij, duke shtuar që e vlerëson edhe si njeri.

Derisa Ahmeti nuk dëshiron koordninimin e faktorit politik shqiptar, ndërkohë Gashi është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, si dhe dhe me Menduh Thaçin e PDSH-së, ndërsa Ali Ahmeti me sa duket “frikësohet” të përballet me Gashin, duke i ikur takimit me të, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Mediat po ashtu shkruajnë se kreu i BESËS, Afrim Gashi ditëve në vijim do të realizojë takime edhe me kryetarët e tjerë të partive politike në vend./Express/

    Data: 06 Mars 2018 15:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera