Kthehu lart

Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe parakusht për ndonjë marrëveshje për qeveri të re

Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe parakusht për ndonjë marrëveshje për qeveri të re GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 19:18

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në Tetovë sot takoi ambasadorin e Spanjës, Ramon Abaroa Carranza.


Ali Ahmeti dhe Ambasadori  spanjoll Carranza kanë biseduar rreth zhvillimeve politike në vend si dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Carranza u njoftua me qëndrimet e BDI-së se nuk do të shpejtojë në drejtim të marrjes së një vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt që ai vendim është i drejtë, që u shërben qytetarëve dhe pritjeve të votuesve, gjithashtu edhe do të analizohet se çfarë efekti do të ketë në stabilitetitin dhe sigurinë e vendit.

Ahmeti , gjithashtu theksoi  se propozimi ligji për gjuhën i pregaditur nga shqiptarët tashmë është dorëzuar dhe bashkë me çështjet tjera paraqet parakusht për arritjen e marrëveshjes, por për momentin, marrëveshje akoma nuk ka.

Ahmeti dhe Ambasadori i Spanjës gjithashtu folën edhe për sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik si dhe deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare.

    Data: 17 Shkurt 2017 19:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera