A dallon VMRO-ja e Mickoskit nga ajo e Gruevskit, ja përgjigjja

Afati njëjavor që kreu i kuvendit Talat Xhaferi ua dha pozitës dhe opozitës që të dakordohen për ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk i bën përshtypje kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovskit.

GazetaExpress

Ai as nuk deshi të komentojë deklaratën e kreut të kuvendit, duket thënë se nuk është e nivelit të tij që të komentojë ultimatume.

Mickoski përgënjeshtroj informatat se do të ketë takim liderësh në të cilin temë e bisedimeve do të jetë pikërisht ligji për shqipen. Kreu i opozitës edhe një herë tha se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrime, kurse oferta e tyre është që ligji të tërhiqet dhe pastaj të formohen grupe pune në të cilat do të merrnin pjesë edhe përfaqësues të partive, por edhe ekspertë që do ta hartonin një ligj të ri.

Edhe pse u paralajmërua nga kryesia e re e partisë opozitare qasje e re ndaj shqiptarëve, kryetari Mickovski nuk ka përgjigje konkrete se ku dallon VMRO-ja e tij me atë të Gruevskit.

“Kemi njerëz në parti të cilët po hetohen nga Prokuroria Speciale dhe nga Prokuroria Publike, kryetari juaj i ri çdo ditë është në gjykatë kurse ju e zgjodhët si kryetar nderi. Po vazhdoni me politikën e njëjtë dhe pse paralajmëruat qasje të re ndaj shqiptarëve, ja tanimë një kohë po e bllokoni kuvendin për shkak të gjuhës shqipe… Cili është dallimi mes VMRO-së tuaj dhe asaj të Gruevskit”, u shpreh Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

G: “Ajo është konstatim i juaj… Konstatim i imi është se ish kryetari i juaj çdo ditë është në gjykatë?”

“Jo, është konstatim i juaji se po e bllokojmë kuvendit… Unë sapo ofrova një zgjidhje për dalje nga kjo krizë”, shtoi ai.

Madje ai nuk mundi ti gjejë as tre karakteristika që e dallojnë këtë VMRO-DPMNE nga ajo e Gruevskit, e vendosi që t’i nxjerrë në pah aftësitë e tija personale.

G: “A mund të theksoni tre karakteristika të reja që ju i sollët si kryetari i ri të cilat dallohen nga udhëheqësia e mëparshme? ”

“Thelbësi, parime dhe saktësi”, tha Mickovski.

Nga ana tjetër shumica parlamentare po vazhdon me procesin për të përmbyllur përfundimisht çështjen e gjuhës. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, tha se nuk ka krizë tek mazhoranca, dhe se vetëm po kërkohet varianti më i mirë për votimin e fundit.

“Ne tani po i bisedojmë variantet për votimin e fundit të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe po dakordojmë detajet ndërmjet partnerëve të koalicionit. Nuk do të thosha që mund të ketë ndonjë telashe ose ndonjë problem në këtë drejtim, por kërkojmë metodë që kjo të bëhet në mënyrë të rregullt”,tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër.

Kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, tha se kryeministri i ka kërkuar një javë shtesë për ti harmonizuar qëndrimet me opozitën, kurse këtë ai ja ka dhënë. Sipas tij, java e ardhshme duhet të jetë vendimtare për këtë ligj.

Të tjera

Lajmet e fundit