Shënohet viktima e pestë e gripit në Maqedoninë e Veriut


05/03/2019

Vajza ka vuajtur edhe nga një sëmundje tjetër kronike.

Nga instituti i Shëndetit Publik alarmojnë se presin gjatë periudhës që vjen të regjistrohen edhe raste të tjera të rënda.

“Pacientja ka pasur paralizë cereblare, njëra nga sëmundjet kronike e cila është parakusht për formë më të rëndë të gripit.  Tek pacientja është konstatuar tip i gripit AH1 me formë të rëndë pneuomatike. Ende presim raste të mëtutjeshme të gripit, të cilët mund të përfundojnë me pasqyrë të rëndë klinike madje edhe vdekje. Të gjithë të cilët nuk janë të vaksinuar janë në rrezik, ndërsa në rrezik edhe më të madh janë ata të cilët kanë paraprakisht sëmundje kronike në sistemin e gjakut,  sëmundje të sheqerit e të ngjashme, si dhe personat mbi 60 vjeç”, theksoi Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i sezonit e deri në fund të muajit shkurt janë regjistruar mbi 3.000 raste me simptome të gripit. Gjatë javës së kaluar si pasojë e gripit ndërroi jetë një 12 vjeçare nga Shkupi e cila vuante edhe nga një sëmundje tjetër kronike si dhe një 86 vjeçar nga Shkupi. Në fillim të muajit u regjistruan dy raste të cilat vdiqën. Tek njëri ishte konstatuar gripi H1N1 i njohur si gripi i derrave dhe një rast tjetër me gripin pandemik H3N1.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart