Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta e mbështeti kandidaturën e Pendarovskit


07/03/2019

Bejta në njësinë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gostivar, së bashku me shefin e shtabit komunal zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Bashkim Hasanin  dhe anëtarë të tjerë të partisë, i vendosën firmat e tyre për mbështetjen e kandidaturës së Pendarovskit.

“Kandidati Stevo Pendarovski  mori pjesë në proceset me të cilat ndodhën shumë ndryshime pozitive. Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespë dhe vendimet të cilat dalin nga ajo, e respekton vendimin e Kuvendit për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kandidatët e tjerë nuk i pranojnë ndryshimet. Profesori Pendarovski i trajton të gjithë qytetarët njësoj, pa dallim cilit etnikum i takojnë, ndërsa presidenti i tillë i duhet shtetit”, deklaroi Bejta pas nënshkrimit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart