Maqedoni e Veriut: Nis ndërtimi i centraleve fotovoltaike prej 200 megavat


10/03/2019

“Duke dashur që të stimulojmë sa më shumë përdorimin e energjisë diellore, me Ligjin e ri për energjetikë  kemi paraparë masa të reja mbështetëse -të quajtura PREMI. Këto Premi do të aplikohen në centralet elektrike fotovoltaike të cilat do të ndahen në bazë të një procedure transparente të tenderimit e cila do të përfshijë ankand” u shpreh ministri Bekteshi.

Më tej, siç informojnë nga ministria,  Bekteshi tha se Qeveria  ka miratuar Programin për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga Prodhuesit preferencialë që do të shfrytëzojnë Premitë, program ky që do të rregullojë kapacitetin e përgjithshëm të instaluar në këto centrale elektrike, të cilat nuk mund të tejkalojnë 100 MW, për të cilat pas procedurës së tenderimit dhe pas nënshkrimit të kontratave do tu ndahen premi të cilat do t’i shfrytëzojnë në vitin 2019.

“Shuma e mjeteve të nevojshme për pagesën e këtyre premive është përcaktuar në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe kap vlerën prej 30.000.000 denarë, ndërsa vlera maksimale referuese e një premie fikse të prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2019 është 15 € / MWh për centralet fotovoltaike”, shtoi Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu njoftoi se me asistencë teknike të Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim është përgatitur drafti i parë për dokumentacionin e tenderimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e prodhuesve preferencialë dhe se së shpejti do të shpallet edhe thirrja publike për ndërtimin e stacioneve të energjisë elektrike duke shfrytëzuar premi në lokacione ku tashmë është verifikuar potenciali i tyre për prodhimin e energjisë elektrike por njëkohësisht do të ndahen edhe premi të posaçme në toka private përmes procedurës transparente dhe konkurruese.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart