Në mbrojtje të laicitetit. Një histori me grushte shteti, të organizuar nga gjeneralët në Turqi


16/07/2016

Të mëparshmit kanë ndodhur nga një për çdo dekadë, në vitet 1960, 1971 dhe 1980.

* 27 Maj 1960 – Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Gjenerali emal Gursel rrëzon me forcë Presidentin Celal Bayar dhe kryeministrin Adnan Menderes, Partia Demokratike e të cilit kishte hyrë në konflikt me opozitën, duke lehtësuar edhe ndalimet mbi fenë. Menderes u ekzekutua menjëherë më pas. Sistemi ra përsëri nën kontrollin civil në tetor 1961, por ushtria vazhdoi të kontrollojë politikën nga prapaskena, deri në vitin 1965.

12 mars 1971 – Në një kohë krize ekonomike dhe tensioni të fortë social, krerët e forcave të armatosura, të udhëhequr nga gjenerali Faruk Gürler, ndërhynë për të rivendosur rendin: në një memorandum drejtuar kryeministrit Sulejman Demirel, ku kërkohej instalimi i një “qeverie të fortë dhe të besueshme … frymëzuar nga pikëvështrimi i Ataturkut”. Akt force nuk pati, por qeveria në fakt u ftua të japë dorëheqjen, nën kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake, ose të rivendoste rendin. Demirel dha dorëheqjen në të njëjtën ditë dhe ndërhyrja e ushtrisë u bë e njohur si “grusht i shteti i Memorandumit”.

Por edhe pas ndërhyrjes ushtarake të vitit 1971, stanjacioni ekonomik vazhdoi përgjatë viteve ’70, ashtu sikurse edhe paqëndrueshmëria, tensioni me 11 ndryshime qeverish, si dhe një përshkallëzim i dhunës politike mes grupeve të djathtë dhe të majtë, me mijëra të vdekur. Vendi ishte në prag të luftës civile.

12 shtator, 1980 – Pas diskutimesh që zgjatën për rreth një vit, u shpërbë qeveria dhe u vendos gjendja e jashtëzakonshme, shpërbënë partitë dhe u pezullua kushtetuta. Gjenerali Kenan Evren, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit, u bë president dhe Admirali Bülend Ulusu kryeministër. Qeveria ushtarake solli një stabilitet relativ”, u hartua një Kushtetutë e re në kuptimin presidencialist, e miratuar me referendum në vitin 1982. Evren qëndroi president për shtatë vjet, gjatë të cilëve ekonomia u stabilizua pati rritje. /Në shqip nga www.bota.al

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart