Mustafa: Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit dhe sakrificës për Kosovën


05/10/2016

“Me këtë ligj ne nuk pretendojmë ta kthejmë të kaluarën e Trepçës, por të hapim të ardhmen e Trepçës”, shkruan Mustafa.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka proceduar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Projektligjin për “Trepçën” dhe pritet që ky ligj të jetë në rend dite gjatë seancës së të premtes, transmeton Gazeta Express.

Por pas paralajmërimeve të rikthimit të ligjit në Kuvend, rreth 300 punëtorë të “Trepçës” në veri kanë bllokuar rrugën rajonale Mitrovicë – Rashkë, në Rudare të Zveçanit.
Ata janë shprehur të pakënaqur me paralajmërimin për miratimin e Projektligjit për “Trepçën”, i cili do të hyjë në rend të ditës së seancës së të premtes.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart