Mustafa: Kosova nuk humbi territor, opozita po shpërndan mjegull


17/07/2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është i bindur se mosratifikimi i Demarkacionit në Kuvend rrezikon jo vetëm lëvizjen pa viza, por edhe proceset që lidhen me sovranitetin, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Gjatë një interviste të gjatë për “Zërin”, Mustafa konsideron kauzë për përfitime elektorale qëndrimin e opozitës karshi kësaj çështjeje dhe thotë se opozita nuk po arrin të dëshmojë se kujt i humbën mbi 8000 hektarë tokë, ndërkohë që territori i Kosovës dhe i komunës së Pejës janë të plota. /Zëri

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart