Mustafa flet për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes (Video)


12/07/2017

Mustafa i cili po merr pjesë në Samitit të Triestes, në një intervistë për radio Televizionin e Kosovës, tha se si fusha të fundit të cilat presin që të kapërcejnë edhe procedurat në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, janë disa fusha.

“Fusha e fuqizimit të konkurueshmërisë, që lidhet me aftësimin e bizneseve tona për të marrë pjesë në tregun e Bashkimit evropian do të jetë në procedurë”, tha Mustafa.

Sipas tij Kosova do të mund të përfitojë në projektet të ndryshme dhe projektet që do dalin nga takimi.

“Edhe në takimin që do të mbahet në Londër në vitin tjetër, do të vazhdohet me këto tema që kanë synim integrimin e Ballkanit perëndimor”, tha ai.

Sipas tij pjesa dërmuese e projekteve janë konkretizuar në strategji.

“Janë harmonizuar edhe me strategjitë tona, si dhe me strategjinë tonë të zhvillimit ekonomik që e kemi në Kosovë, me strategjinë e energjisë. Kjo do të thotë se ne i kemi shumë të qarta segmentet dhe prioritetet tona zhvillimore. Për neve është më rëndësi që ky bashkëpunim të cilën ne e kemi vënë themelet me Bankën Botërore të vazhdojë edhe më tutje. Unë shpreha optimizmin tim se edhe qeveria e ardhshme do të vazhdojë këtë rrugë”, deklaroi Mustafa.


I.Mustafa by GazetaExpresscom

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart