Mustafa s’e thotë asnjë fjalë rreth propozimit të Brukselit për zonën e lirë ekonomike rajonale


12/07/2017

Pala kosovare e kishte hedhur poshtë bashkë me Malin e Zi  planin e BE’së, për një treg të përbashkët rajonal, të shpalosur në Sarajevë gjatë muajit mars që e kishte propozuar Vuçiq dhe që e kishte mbështetur Shqipëria. Por, tani BE si duket e ka modifikuar  dokumentin duke e quajtur Plan Veprimi për Zonën e Lirë Ekonomike Rajonale, me pritjen që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ta pranojnë. Por, pala kosovare ende nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth këtij propozimi.

Ndryshe Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka konfirmuar sot në Trieste të Italisë në kuadër të takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, se do të mbështesë fuqishëm, krijimin e një zone të lirë ekonomike rajonale, e cila sipas tij, do të lehtësojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm rritja ekonomike mund të jetë afatgjatë për të stabilizuar rajonin dhe për të kontribuar për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama. Por, ende nuk dihet nëse ky plan është i njëjtë me atë që ishte hedhur poshtë nga Kosova dhe Mali i Zi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart