Mustafa ankesa ndaj Serbisë dhe Bosnjës, nuk tregon a e ka pranuar planin e BE’së për bashkëpunim rajonal


12/07/2017

“Theksova vendosmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera’, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa, ndërkohë, nuk ka treguar nëse e ka pranuar planin e BE’së për bashkëpunim rajonal.

Pala kosovare e kishte hedhur poshtë bashkë me Malin e Zi  planin e BE’së, për një treg të përbashkët rajonal, të shpalosur në Sarajevë gjatë muajit mars që e kishte propozuar Vuçiq dhe që e kishte mbështetur Shqipëria. Por, tani BE si duket e ka modifikuar  dokumentin duke e quajtur Plan Veprimi për Zonën e Lirë Ekonomike Rajonale, me pritjen që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ta pranojnë. Por, pala kosovare ende nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth këtij propozimi.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të nderuar miq,

Mora pjesë sot në Samitin Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e disa shteteve të BE-së dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin qendror ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera, theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën integruese evropiane si dhe i njoftova për zhvillimet aktuale dhe perspektivën e proceseve në Kosovë.

Njëkohësisht, theksova vendosmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera.

Nënshkruam edhe Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE’në dhe shtetet e saj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart