Miratohet ligji për “Trepçën” – Trepça kthehet në pronësi të Qeverisë dhe të punëtorëve - Gazeta Express

08/10/2016 1:36

Miratohet ligji për “Trepçën” – Trepça kthehet në pronësi të Qeverisë dhe të punëtorëve

08/10/2016 1:36

Brenda një seance maratonike që ka zgjatur më shumë se 10 orë është miratuar në lexim të parë dhe të dytë Ligji që e bën Qeverinë e Kosovës me 80 për qind dhe punëtorët me 20 për qind aksionarë të gjigantit ekonomik të Kosovës.

79 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe 14 kanë abstenuar, pasi që paraprakisht kanë kaluar nëpër çdo nen të amandamentuar në mes të dy leximeve.

Vërejtjet më të mëdha për ligjin i kanë pasur deputetët e lëvizjes Vetëvendosje që ka kërkuar që Trepça të quhet Ndërmarrje Publike. Deputetet e kësaj partie kanë abstenuar.

21 amendamente janë paraqitur nga deputetët dhe Grupet Parlamentare të cilat për rreth 4 orë u shqyrtuan në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.