Ministri Stavileci: Qeveria do t’i ketë në pronësi 80 % të aksioneve së "Trepçës"


06/10/2016

Projektligji për “Trepçën” ishte temë qendrore gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), foli i pari kësaj Ministrie, Blerand Stavileci. Ai njoftoi se gjatë hartimit të Projektligjit për “Trepçën”, Ministria ka konsultuar ekspertë ligjorë dhe të fushës përkatëse. Me këtë Projektligj, tha ai në vijim, është synuar që “Trepçës” t’i hapet rruga e zhvillimit të mirëfilltë ekonomik, si dhe të rregullohet statusi i saj, në harmoni edhe me Kushtetutën e vendit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart