Ministri i Zhvillimit Ekonomik: U bë zgjidhja më e mirë për "Trepçën"


08/10/2016

Ai ka thënë se edhe pse me vonesë prej 17 vjetësh, prapëseprapë u gjet zgjidhja për transformimin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin e Stavilecit:

Trepça, Kosova e Re…

Drejtpërdrejt nga horizonti i X-të, që pas 17 vitesh pritje të bëhet zgjidhje. Pra, çështja e Trepçës u zgjidh në mënyrën dhe me formulën më të mirë të mundshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti për punëtorët e saj dhe familjet e tyre, si dhe për komunitetin atje.

Dalëngadalë, por shumë sigurtë, gjërat e mëdha po bëhen. Njëjtë, pas 17 vitesh, nga një horizont tjetër, tash mbitokësor, përtej oqeanit dhe mijëra kilometra larg vendlindjes, po zgjidhet edhe një çështje po kaq e rëndësishme për sigurinë energjetike dhe transformimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë.

Ndjenjë e jashtëzakonshme të hapësh sytë herët në mëngjes dhe të shohësh e lexosh lajme, analiza e komente të mira për suksesin e arritur me punën e bërë. Mos të harrojmë, pas 17 vitesh!

Fjalët janë të tepërta, kur puna flet më së shumti. E kur ajo është e drejtë, e ndershme dhe e sinqertë, flet edhe më shumë.

Ora 05:21, drejtpërdrejt nga horizonti i I-rë, me shumë mall e krenari për atë njeri të cilit ia atribuoj sukseset e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart