Burri nga Shtimja dërgohet i vdekur në spital, nisin hetimet - Gazeta Express
string(59) "burri-nga-shtimja-dergohet-i-vdekur-ne-spital-nisin-hetimet"

Gazeta Express

25/02/2020 13:54

Burri nga Shtimja dërgohet i vdekur në spital, nisin hetimet

Gazeta Express

25/02/2020 13:54

Një burrë nga Shtimja është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente, njofton Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“ Shtime 24.02.2020 – 01:45. Raportohet se në Qendrën Emergjente ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”/GazetaExpress/