Mbledhje urgjente e serbëve të veriut për "Trepçën"


07/10/2016

Seanca do të fillojë në orën 10:00 në komunën e Zveçanit në rendin e ditës do të jetë vetëm një pikë – situata politike dhe e sigurisë, dhe arsyeja është miratimi i Projektligjit për “Trepçën” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Qeverisë serbe, serbët e e Kosovës dhe menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri të Kosovës besojnë se Projektligji për gjigantin metalurgjik, 80 për qind të aksioneve të “Trepçës” i lë në kompetencë të Qeverisë së Kosovës.

Për shkak të këtij projektligji punëtorët serbë të kombinatit për dy ditë kanë bllokuar rrugën kryesore Rashkë-Prishtinë në Rudarë afër Zveçanit.

Në të njëjtin vend sot në mesditë pritet të mbahet protestë e njëjtë, e cila do t’i bëjë bashkë qytetarët nga katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, raportojnë mediat serbe, përcjell “Klan Kosova”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart