Ligji për Trepçën rebeloi punëtorët serbë – protesta në magjistrale kalon pa incidente


05/10/2016

Rreth orës 14:00, këta punëtorë kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që Projektligji për “Trepçën” të shqyrtohet në seancën e Kuvendit, që do të mbahet të premten.

Lajmin për protestën e ka konfirmuar për Gazetën Express, Besim Hoti, zëdhënës në Policinë e Mitrovicës së Veriut.

“Po mund ta konfirmoj se gjatë ditës së sotme rreth 100 persona, punëtorë të Trepçës, kanë protestuar në fshatin Rudarë, përkatësisht në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq. Protesta ka zgjatur gjysmë ore dhe ajo ka përfunduar e qetë”, ka thënë Hoti.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, si dhe ai i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.

Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart