Ligji për PSP-në dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, nesër në Kuvend


03/10/2016

Të premten, LSDM kërkoi që të mbahet seancë në të cilën do të dorëzojë propozim ligjet, të punuar sipas propozimeve të prokurores speciale Katica Janeva.

Janeva ka kërkuar nga deputetet vazhdimin e afatit për ngritjen e akuzës, e cila tani është e kufizuar në 18 muaj, si dhe precizimin e procedurës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe rregullimin e bashkëpunimit me institucionet tjera.

VMRO-DPMNE menjëherë ka njoftuar se nuk do të pranojë asnjë propozim që del nga kornizat e Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën është akorduar formimi i Prokurorisë Speciale.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart