Mustafa dhe homologët pajtohen për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale


12/07/2017

Ky plan është krijuar për të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, për ta bërë kështu rajonin më tërheqës për investime dhe tregti si dhe për të përshpejtuar afrimin me BE-në, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Këshilli për bashkëpunim rajonal ka për detyrë të monitorojë dhe informojë mbi progresin e arritur në zbatimin e tij.

Plani i veprimit për një zonë ekonomike do të shtyjë për integrim në BE bazuar në meritat individuale, përshpejtimin e pajtueshmërisë së plotë me kriteret ekonomike të Kopenhagës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart