Lekaj: Nuk do të kthehemi në Kuvend derisa të rikthehet marrëveshja


13/07/2016

Lekaj ka thënë se shkelja e betimit të deputetit është e papranueshme.

“Çdo veprim që shkel betimin e deputetit është i papranueshëm. Në parlament  duhet të sillemi sipas interesave të qytetarëve. Ne jemi të qëndrueshëm në këtë drejtim ne prapë i ftojmë deputetet t’i ulin flamujt partiakë dhe të mendojnë për interesin nacional,” ka thënë Lekaj, njofton Klan Kosova.

Më tej Lekaj ka shtuar se Asociacioni nuk është harrur nga ana e partive opozitare dhe do ketë kundërshtim edhe në këtë pikë.

Gazi lotsjellës nuk do të përdoret ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Sa i përket gazit lotsjellës ne kemi thënë që ka qenë mjet i domosdoshëm jo i dëshirueshëm. Tani më qytetarët janë vetëdijesuar se këto marrëveshje janë të këqija.”

“Tash nuk do të përdorim gaz, por metodat tjera demokratike. Do të sillemi si deputetë me veprime politike që të jemi unik.”

“Ne nuk do të kthehemi në Kuvend derisa të rikthehet marrëveshja, për këtë çështje do të vendosin edhe organet e partisë,” ka thënë Lekaj, njofton Klan Kosova.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart