Lekaj: E ndihmuan Kosovën dhe “Trepçën”, jo Qeverinë


08/10/2016

Më herët, AAK bashkë me partitë tjera përdornin dhunë në Kuvend, kurse, tash janë rehatuar dhe po punojnë bashkë me Qeverinë në Parlamentin e Kosovës. 

Për këtë, shefi i Grupit parlamentar të partisë së Ramush Haradinajt, Pal Lekaj ka dhenë një sqarim. Ai thotë se partia e tij dhe deputetët e saj janë përkujdesur që të mos kontrabandohet asnjë nen i dyshimtë në ligjin për ‘Trepçën’. 

Ky është shkrimi i Pal Lekajt në facebook: 

Pas shumë vitesh, Trepça do të mund të rifillojë të mbajë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik për Kosovën.
Sot në orët e mëngjesit Kuvendi i Kosovës, deputetët i dhanë një zgjidhje juridike e ligjorë Trepçës, duke e shpëtuar nga likuidimi e falimentimi.
E si çdo herë e për çdo gjë që është e Kosovës dhe e qytetarëve të saj, Aleanca e ka dhënë kontributin e saj për Trepçën si aset me rëndësi të veçantë për vendin.
Jemi kujdesur që të mos na ndodhë ndonjë befasi e keqe për të, nuk kemi lejuar që qeveria të kontrabandojnë nene të dyshimta të cilat do të interpretoheshin sipas tekave të ndryshme.
Ashtu siç kemi qenë bashkë me qytetarët, gardian të idesë, që Trepça duhet t’i takojë Kosovës dhe qytetarëvë të saj, do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen që Trepça të ketë trajtim të veçantë, duke insistuar që qeveria si aksionar të sjellë pa shumë vonesa ide e plane konkrete për funksionalizimin e plotë të Trepçës.
Trepça e ka mundësinë ta mbajë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik për vendin. Mjerisht deri tani ka qenë barrë për Kosovën, jo për fajin e vet, por përfajin e neglizhencës së qeverisë.
Krahas kësaj, Minatorëve, Mitrovicës e Kosovës iu themi urime për Ligjin e Trepçës, i cili hapë rrugët e zhvillimit e forcimit të saj. Nga Trepça do të përfitojë Kosova, kur e themë këtë, e mendojë si tërësi, nga lindja në perëndim e nga jugu në veri, të gjithë qytetarët, asnjë etni që jeton në Kosovë nuk duhet ta shohë veten të anashkaluar.
Urime!

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart