Lekaj Deputetëve: Sot do ta ruani kolltukun tuaj, por gjeneratat do t’ju gjykojnë për tradhtarë


12/07/2016

Ai tha se të gjithë deputetët e Kuvendit duhet të gjykojnë drejtë dhe përtej interesave personale. Sipas tij, sot votuesit e demarkacioni e ruaj karrigen e tyre, por nesër nga gjeneratat tjera do të gjykohen si tradhtarë.

Sipas Lekaj, kalimi i demarkacionit në Kuvend do të ishte gabim i madh që do ti kushtojë vendit në të ardhmen. 

Ky është shkrimi i Pal Lekaj në facebook: 

Te nderuar kolegë deputetë, ajo çka është interes kombëtar as që do të duhej të negociohet.
Në fillim koalicioni u arsyetua, se janë bashkuar për të mirën e Kosovës, por doli se u bë thjeshtë për interesa personale…e ato po ju ndryshojnë çdo ditë…nëse është ndryshe, të na tregojnë një vendim e nënshkrim, në të mirë t’Kosovës.
Kolegë deputetë, gjykoni drejt, për hirë të interesave Kombëtare, lërini anash interesat e politikës ditore. Mos tentoni të mbani pushtetin duke ju përshtatur të tjerëve, por bëjeni këtë duke qenë në anën e popullit dhe territorit të vendit, për çka edhe jeni betuar.
Nëse sot mendoni se duke e ratifikuar një marrëveshje të dëmshme për vendin, do të qëndroni gjatë në pushtet, ndoshta në kuptimin politik edhe keni të drejtë, por natyra i ka rregullat e saj, e kur s’do të jeni më as në kolltukët e pushtetit e as në këtë jetë…gjeneratat do t’u gjykojnë për tradhtarë, me të drejtë.
Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion, do të jetë më shumë se gabim do të jetë krim.Çdo vendim në favor të saj, vetëm sa do ta përkeqësojë rrezikun për diçka edhe më keq.
Kolegë deputetë, logjika e ftohtë e politikës, kërkon që politikanët edhe pasurinë ta sakrifikojnë për të mbrojtur interesat kombëtare, ju po veproni në të kundërt.
Mos na i vërtetoni dyshimet tona, se ju nuk mund te funksiononi ndryshe pos mbi mashtrimin, dhunën dhe thyerjen e premtimeve. Na tregoni se keni edhe virtyte të mira.
Bëjeni njëherë në jetën tuaj për Kosovën, atë që keni bërë gjithmonë për veten…pasurone, zhvillone dhe mbrone atë.
E keni rastin, thuani jo Demarkacionit!

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart