Lajm i mirë për kryeministrin, britanikët ia japin vizën


01/02/2018

Ditë më parë ishte raportuar se kryeministri Haradinaj po haste në pengesa për t’u pajisur me vizë britanike, por kësaj i ka dhënë fund stafi i tij, duke bërë të ditur se i pari i Qeverisë ka marrë vizën e Britanisë së Madhe.

Këtë e ka konfirmuar sot për Gazetën Express shefi i stafit të kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi. 

Ndërsa, kryeministri është në pritje që t’i lëshohet viza amerikane, në mungesë të së cilës iu desh që të anulonte një vizitë në shtetin e Iowa-s e nuk dihet se a do ta marrë për të qenë pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit” në Washington pas disa ditësh. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart