Kryetari i Rahovecit: Prokuroria ta arrestojë hoxhën Bytyçi, përdori gjuhë raciste ndaj Hilmi Haradinajt


17/06/2018

E këto cilësime të imamit po cilësohen si raciste nga kreu i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në një deklaratë për Gazetën Express, kreu i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është treguar i ashpër ndaj deklaratave të imamit. Ai ka thënë se është e paimagjinueshme se si një imam mund të përdorë gjuhë të urrejtjes ndaj personave të cilët kanë dhënë shumë për Kosovën. 

Thirrjet e Bedri Bytyqit, imam në fshatin Fortesë, kreu i Rahovecit i ka quajtur fashiste dhe raciste.

“Ato thirrje përveç që janë fashiste janë edhe thirrje raciste. Të paimagjinueshme nga logjika e shëndoshë e njerëzve normal që kanë vuajtur për këtë vend, i kanë dhënë njerëz këtij vendi. Këtyre thirrjeve raciste, fashiste të këtij imani, që aksidentalisht ka shërbye në fshatin Fortesë së komunës së Rahovecit, besoj që nuk është e mjaftueshme t’iu përgjigjen me një përzënie që ia kanë bërë përfaqësuesit e fshatit”, thotë Latifi për Express.

Bedri Bytyqi, imam i një xhamie në Rahovec  para pak orëve  ka shkelur të gjitha rregullat e Bashkësisë Islame kur ka dhënë vlerësime se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët. Statusin, pas pak minutave ky imam i ka fshirë e më vonë e ka mbyllur edhe llogarinë në Facebook.
Ndërkohë, Kryetari i Rahovecit ka deklaruar se prokuroria e shtetit duhet që të nisë hetime lidhur me gjuhën e përdorur nga imami i këtij fshati.

“Nuk janë të mjaftueshme as distancimet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Por mendoj që organet e shtetit duhet të lëshojnë flet-arrest për këta individ që përodrin gjuhë raciste”, thotë ai.

Ndërkohë, Latifi deklaron se ka informacione nga bashkëfshatarët se Bedri Bytyqi është përzënë nga pozita e imamit të fshatit Fortesë. Pyetur nëse e ka njohur më herët imamin, Latifaj jep një përgjigje interesante.

“As që kam dëshirë me e njoftë. Mua më informuan që fshatarët e kanë përzënë nga fshati këtë person. Unë iu kërkojë organeve të shtetit që të merren me këtë rast”, thotë ai.

Bytyçit i ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës duke thënë se i njëjti s’është fare pjesë e imamëve të BIK’ut, por vetëm i thotë vetës ashtu, shkruan Express. Madje, Sabri Bajgora, Kryeimam, tha se po të ishte pjesë e BIK’ut, ndaj Bytyçit do të merreshin masa të menjëhershme. Ka thënë se kush është “ai që e cakton se kush duhet të marrë pjesë në një varrim e kush jo”./G.Hasani/GazetaExpress/

———————————————————————-

Ky është teksti për postimin e turpshëm të hoxhës nga një fshat i Rahovecit

Bedri Bytyçi, që i thotë vetes imam në Fortesë të Rahovecit, ka mbyllur llogarinë në FB, pasi ka fshirë postimin e turpshëm për babën e Ramush Haradinaj, ku tha se asnjë hoxhë s’bën të shkojë në varrimin e tij, të hënën, në Gllogjan.

Bytyçit i ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës duke thënë se i njëjti s’është fare pjesë e imamëve të BIK’ut, por vetëm i thotë vetës ashtu, shkruan Express.
Madje, Sabri Bajgora, Kryeimam, tha se po të ishte pjesë e BIK’ut, ndaj Bytyçit do të merreshin masa të menjëhershme. Ka thënë se kush është “ai që e cakton se kush duhet të marrë pjesë në një varrim e kush jo”.
loadKryeimami i Kosovës  thotë se Bedri Bytyçi s’është imam i Bashkësisë Islame
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka thënë se Bedri Bytyçi nuk është imam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ka thënë se po të ishte imam do të përjashtohej menjëherë për deklaratat skandaloze që dha sot për të mos marrë pjesë asnjë hoxhë në varrimin e babës së Kryeministrit Haradinaj.

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri Bajgora, ka reaguar pas deklarimit të Bedri Bytyçit, i cili iu bëri thirrje hoxhollarëve që mos ta varrosin Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Bajgora në një përgjigje për Insajderi, ka thënë se Bedri Bytyçi nuk është imam i Bashkësisë Islame, duke shtuar se ai vetëm e quan vetën të tillë.

“Ai nuk është imam i Bashkësisë Islame. Ve veti i thotë që është hoxhë, por nuk është”, ka thënë Bajgora.

Kryeimami ka shtuar se po ta kishte thënë ndonjë imam i BIK-ut, atë që e ka thënë Bytyi, automatikisht do të përjashtohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.

load

“Po qysh nuk kishim marrë masa. Nëse ai, ose kushdo tjetër, do të ishte imam i BIK-ut, edhe e thotë një këso deklarate, automatikisht do të merreshin masa ndaj tij. Kush është ai, ose kushdo tjetër që me tregu se kush duhet me e varros e kush jo”, ka shtuar Bajgora.

Hoxha fshin postimin e turpshëm për babën e Ramushit

Një hoxhë  mediokër nga një fshat i Rahovecit e ka fshirë postimin në të cilin bënte thirrje që asnjë hoxhë të mos shkojë në varrimin e Hilmi Haradinajt, babait të Kryeministrit.

Bedri Bytyqi e ka fshirë postimin pak minuta pasi Express raportoi se i njëjti hoxhë ka shkelur të gjitha rregulla te Bashkësisë Islame të Kosovës. Madje, ka shkelur edhe thirrjen e Kryeimamtit të Kosovës, Sabri Bajgora, i cili një ditë më parë bëri thirrje imamëve që mos japin ligjërata që lëndojnë ndjenat e njerëzve.
Bytyqi përpos Imam në një fshat të Rahovecit është edhe pjesë e Partisë Fjala të Gëzim Kelemendit.
load

E turpshme çfarë i bie në mend një hoxhe nga partia e Gëzim Kelmendit për babën e Ramushit

Një imam i një xhamie të Rahovecit, Bedri Bytyqi,  ka shkelur të gjitha rregullat e Bashkësisë Islame kur ka dhënë vlerësime se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët.
Këtë qëndrim skandaloz, imami e ka dhënë pak orë pasi ka vdekur Hilmi Haradinaj, babai i Kryeministrit të Kosovës.
Bedri Bytyqi, i cili nuk ka përfillur rregullat e Bashkësisë Islame, që imamët nuk duhet të bëjnë veprime që lëndojnë persona të tjerë.
Imami i Fortesës së Rahovecit ka cituar një këngë popullore kur ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Hilmiut, me përmbajtje që askush prej hoxhallarëve nuk guxon me varros një person të tillë.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”  “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet:  Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…””, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social FB.
Kjo nuk është hera e parë që imamët përfshihen në debate dhe nxisin reagime me deklaratat e tyre. Dikur një imam nga Prishtina predikonte të ishte përcaktuesi i fatit të të gjithë njerëzve, duke dhënë gjykime se kush do të shkojë në parajsë e kush në ferr. Kishte thënë se në ferr do të shkonte Nëna Terezë, gruaja më e famshme në botë për bamirësi që kishte prejardhje shqiptare, shkruan Express.

Një ditë më parë, Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, u bëri thirrje imamëve të kenë kujdes në ligjërimet e tyre të mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve.

Hoxha i Fortesës është pjesë e Partisë Fjala të Gëzim Kelmendit. I njëjti kishte humbur në zgjedhjet e fundit në Kosovë bashkë me Partine e tij./GAZETAEXPRESS/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart