Krasniqi: Nulandin e ftuan Thaçi e Mustafa, atyre s’iu lejua vendosja e kravatës (Video)


11/07/2016

Krasniqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka ripërsritur se duhet të ketë rishikim të tërësishëm të këtij procesi.

Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka dhënë edhe një version interesant se pse diplomatja e lartë amerikan Victoria Nuland ka qëndruar dje në Kosovë dhe pse nuk janë takuar me opozitën.

Sipas tij, zyrtaren amerikane e kanë ftuar vetë Mustafa e Thaçi, për t’i bërë presion opozitës për çështjen e demarkacionit.

Madje, sipas tij, takimi ka qenë formal, dhe Thaçit e Mustafes nuk i është lejuar as vendosja e kravatave.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart