Kosovës i rikthehet njohja nga Guineja-Bisau - Gazeta Express

Kosovës i rikthehet njohja nga Guineja-Bisau

30/01/2018 19:05

Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomati i vendit, Behgjet Pacolli.

Në Rubikon të KTV’së, ministri i Jashtëm kosovar ka prezantuar dokumentet që dëshmojnë rinjohjen nga Guineja-Bisau.

Ai ka thënë se notën verbale e ka marrë edhe Serbia.

Rinjohja nga Guineja-Bisau vjen pasi shteti afrikan u raportua të ketë tërhequr muaj më parë njohjen e pavarësisë së vendit.

Lajmi për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Guineja-Bisau ishte raportuar fillimisht nga mediat serbe.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, qe mburrur se kishte arritur të bindte shtetin afrikan të shfuqizonte njohjen për Kosovën.