Korporata Devolli kampanjë ofenduese ndaj gazetarit të Express, Berat Buzhala - Gazeta Express

Korporata Devolli kampanjë ofenduese ndaj gazetarit të Express, Berat Buzhala

02/03/2015 16:18

Në qytetin e Pejës, para pak çastesh, Korporata Devolli, nëpër bilborde, ka shpërndarë fotografi ofenduese për redaktorin e Gazetë Express, Berat Buzhala. Fotot në billborde paraqesin gomarin, me mbiemrin e redaktorit të Express.

Ndërsa aty shkruan “Ushqim për Kafshë”. Bilbordet mbajnë mbishkrimin e korporatës Devolli, kurse është sinjifikative që kjo ndodh në qytetin e Pejës, aty ku edhe e ka selinë kjo Korporatë.

Kjo vjen pas një serise të shkrimeve në Gazetës Express për biznesin e kësaj korporate, e sidomos për dyshimet e ngritura për importin e grurit nga Serbia.

Express ka paralajmëruar edhe shkrime të tjera hulumtuese edhe për bizneset e tjera të kësaj korporate, si dhe mënyrën se si vëllezërit Shkelqim dhe Blerim Devolli i kanë kapur të gjitha institucionet e pavarura shtetërore të Kosovës, si dhe shumicën e mediave.


Video 02.03.2015 by GazetaExpressTV