Kjo është Zonja e Parë e Francës, gruaja 65 vjeçe e Presidentit më të ri të vendit (Foto/Video) - Gazeta Express

Kjo është Zonja e Parë e Francës, gruaja 65 vjeçe e Presidentit më të ri të vendit (Foto/Video)

07/05/2017 20:28

Macron është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave dhe 24 vjet më e vjetër se ky – lidhje që i ka intriguar publikun francez.

Ata ishin takuar kur ky ishte 15-vjeç dhe ajo ishte Brigitte Trogneux, një grua e martuar dhe nënë e tre fëmijëve dhe gjithashtu mësuesja e frëngjishtes dhe aktrimit e Macronit. 

Përkundër mospajtimit të prindërve të tij, të cilët e dërguan në Paris, çifti u martuan në vitin 2007 me gjithë familjen e gjerë prezente.

Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë dhe shtatë nipa.

Znj. Macron ka një rol të madh afër bashkëshortit të saj, duke i ofruar mbështetje dhe duke e ndihmuar në fjalime.

Një herë kishte pasur thashetheme që Macron ka një lidhje homoseksuale, por këtë çifti e kishin hedhur poshtë.