Hoxhaj akuzon Serbinë për sjellje destruktive në mekanizmat ndërkombëtarë


10/07/2017

Në një reagim në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pret që Samiti i Triestes që do të mbahet këtë javë të sjellë më shumë konstruktivitet nga ana e Serbisë dhe të mos ketë më pengesa siç kanë qenë ditëve të fundit.

“Kohëve të fundit Serbia ka tentuar ta bllokojë Kosovën në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Shpresojmë që Samiti i Triestes do të sjell vullnet më të mirë për bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Hoxhaj.

Vetëm gjatë javës që lamë pas, delegacione të Kosovës në tri organizata dhe mekanizma rajonal dhe ndërkombëtar, janë ballafaquar me delegacionet serbe për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë duke tentuar ta bllokojnë dhe përjashtojnë Kosovën.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart