Hilmi Kelmendi del para Gjykatës për Krime Lufte në Beograd


03/11/2016

Këtë e konfirmoi Valdet Sadiku, shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, i cili theksoi që është duke e ndjekur nga afër gjithë situatën.

Hilmiu sot është takuar me babanë e tij, Binak Kelmendin.

Kelmendi ka bërë të ditur për KTV-në se gjendja e të birit është kryesisht e mirë e po ashtu edhe trajtimi ndaj tij nga autoritetet e Qendrës së paraburgimit në Beograd.

Ai ka theksuar se kontribut për takimin e tij me të birin ka dhënë dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, e cila është duke bërë përpjekje për lirimin e tij.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart